Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Ish-zyrtari kishte përfituar lirinë më 29 gusht të vitit të kaluar, pasi vuajti një pjesë të dënimit të reduktuar. Fillimisht i dënuar me 2 vite heqje lirie për tjetërsimin e një prone në zonën e plazhit të Livadhit, ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke kryer në total 1 vit e 4 muaj burg.
Vendimi i gjykatës parashikon gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare, duke i kufizuar përfshirjen në poste shtetërore në të ardhmen.
Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Goro është përgjegjës për shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Livadhit, brenda territorit të Bashkisë Himarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



