E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana Osmani i fut ‘brrylin’ për herë të dytë Luana Vjollcës
Showbiz

Arbana Osmani i fut ‘brrylin’ për herë të dytë Luana Vjollcës

Debati mbi prezantuesit e Festivalit të 64-t të RTSH ka mbetur një nga temat më të përfolura të këtij sezoni. Dy emrat kryesorë që u përmendën për këtë pozicion ishin Luana Vjollca dhe Arbana Osmani, të cilat më parë kishin dorëzuar platformat e tyre në televizionin publik shqiptar.

Mësohet se Arbana ka vendosur si kusht që në regji të jetë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, një kërkesë që duket se ka ndikuar në vendimmarrje. Madje, raportohet se Osmani është takuar me drejtoreshën e RTSH-së, Eni Vasili, duke lënë të kuptohet se ka marrë avantazh mbi Luana Vjollcën.

Ky do të jetë edicioni i dytë që Arbana Osmani drejton Festivalin, megjithëse sipas pamfletit, mbetet fakt i njohur se ajo ka një detyrim financiar ndaj RTSH-së prej 50 milionë lekësh, si pasojë e disa gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë moderimit të mëparshëm.

Arbana duket se ka një aftësi të veçantë për të marrë pozicione moderimi edhe kur konkuron me emra të njohur, siç ndodhi më parë edhe me Big Brother Vip, duke lënë Luanën “prapa” në garë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.