E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana Osmani ironi me Bora Zemanin: Po nuk postova dijeni se kam punë, ose shumë punë…
Lajme

Arbana Osmani ironi me Bora Zemanin: Po nuk postova dijeni se kam punë, ose shumë punë…

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë zëra se Arbana Osmani nuk do të prezantojë sezonin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

Megjithëse lajmi nuk është konfirmuar ende, një ndër emrat që po përflitet se do të zërë vendin e moderatores është prezantuesja e “Dancing with the Stars”, Bora Zemani.

Së fundmi gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, ajo ka nxitur më shumë aludimet e publikut se këto lajme mund të jenë të vërteta.

E teksa gazetari e pyeti a do ta prezantojë ajo “BBV3”, Bora u shpreh se ia la ka lënë në dorë publikut që të vendosë për këtë gjë.

“Ti je një ndër emrat që po përflitesh për ‘Big Brother Vip’”– tha gazetari.

“Thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë. Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku”, u shpreh moderatorja.

Mirëpo pas këtij lajmi, së fundmi Arbana ka reaguar për herë të parë,e  cila përmes një postimi në InstaStory, ka ironizuar hapur Borën.

“Po qe se nuk postoj, dijeni se o kam pasur punë, ose kam pasur shumë punë. Por, po ju lexoj”- ka shkruar Arbana krahas fotos së saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.