E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana përgatit rikthimin e fuqishëm, zbulon detajet e projektit të ri
Showbiz

Arbana përgatit rikthimin e fuqishëm, zbulon detajet e projektit të ri

Moderatorja ka njoftuar nisjen e formatit “Mirëmbrëma Yje Kids”, të cilin e përshkruan si një projekt “shumë të dashur për zemrën”. Sipas saj, nuk bëhet fjalë thjesht për një emision argëtues, por për një hapësirë të ngrohtë dhe intime, ku të vegjlit janë protagonistët kryesorë me ëndrrat, mendimet dhe sinqeritetin e tyre të pastër.

Arbana tregon se gjatë xhirimeve ka mësuar pafund nga fëmijët dhe se përgjigjet e tyre spontane e kanë bërë të reflektojë për jetën dhe vendimet e përditshme. Ajo pranon se nuk kanë munguar as shakatë e vogla apo rrengjet e pafajshme, të cilat i ka përdorur për t’i mbajtur të vegjlit të qeshur dhe energjikë gjatë gjithë kohës.

Moderatorja ka shprehur mirënjohje edhe për partnerët që i besuan projektin dhe e mbështetën në këtë kapitull të ri. “Mirëmbrëma Yje Kids” pritet të sjellë në ekran një atmosferë pozitive, energji të pastër fëmijësh dhe emocionet e tyre të sinqerta, duke e bërë programin një nga risitë më të ngrohta të sezonit.

Në emision dedikuar fëmijëve, programi më i ri i Arbana

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.