E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ahmetaj padit Qeverinë Shqiptare në Strasburg
Lajme

Arben Ahmetaj padit Qeverinë Shqiptare në Strasburg

Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka depozituar një padi kundër qeverisë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.

Sipas dokumenteve zyrtare, padia është depozituar më 8 maj 2024, dhe qeveria shqiptare e ka marrë njoftimin zyrtar më 6 tetor 2025.

Akuza lidhet me kontrollin e kryer më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt, si dhe me sekuestrimin e telefonit të partneres së tij, Erjola Hoxha, bazuar në një urdhër të GJKKO.

Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratimin paraprak të Kuvendit.

Në ankesën e tij, ish-ministri deklaron se nuk kishte asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të:

  • Neni 8: e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës.

  • Neni 13: e drejta për një mjet juridik efektiv.

Në këtë kontekst, Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:

  1. Nëse kontrolli i banesës së Ahmetajt është kryer në përputhje me Kushtetutën shqiptare dhe me rregullat e imunitetit parlamentar.

  2. Nëse ligjet dhe praktika gjyqësore shqiptare ofrojnë mjetet e mjaftueshme për të ankuar vendimet e tilla të kontrollit dhe sekuestrimit.

Dokumentet zyrtare të padisë dhe kërkesat e Gjykatës janë bashkëngjitur për konsultim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.