E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardian Isufi nuk është polic, është bandit me uniformë!
Lajme

Ardian Isufi nuk është polic, është bandit me uniformë!

Shënim i Redaksisë

Pamjet tronditëse të efektivit Ardjan Isufi që qëllon një kamarier të pafajshëm, një djalë që punon ndershëm për bukën e gojës, janë një turp kombëtar për çdo qytetar të ndershëm dhe një njollë e zezë për Policinë e Shtetit.

Dhe çfarë bën Policia? Thotë se e ka pezulluar.

Pezulluar?!

Jeni në terezi apo po talleni me publikun?

Ardjan Isufi nuk duhet pezulluar. Duhet përjashtuar menjëherë!

Duhet të merret nën hetim penal si një qytetar i zakonshëm që ka ushtruar dhunë brutale ndaj një të riu pa armë, pa rrezik, pa asnjë shkak!

Nëse Policia e Shtetit hesht dhe e toleron këtë sjellje, atëherë është bashkëfajtore. Heshtja përpara dhunës është krim. Mbrojtja e uniformës është një detyrim, por mbrojtja e qytetarit është kushtetutë!

Nuk ka shtet ligjor kur banditët me uniformë sillen si të ishin mbi ligjin.

Nuk ka rend publik pa ndëshkimin e tyre.

Dhe nuk ka as drejtësi, pa një masë shembullore ndaj këtij rasti!

Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Ministri i Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi publike.

Po kryeministri që shkarkon me sms drejtues policie nuk  e shkruan dot një sms: Qërrojeni një herë mirë këtë bandit që mban veshur akoma uniformën e policisë!

Jo vetëm për dhunën, por edhe për heshtjen kriminale që po u jep mbrojtje banditëve në radhët e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.