E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arjola Demiri: Si u ndava nga burri pasi kisha falur për 6 vjet tradhtinë
Lajme

Arjola Demiri: Si u ndava nga burri pasi kisha falur për 6 vjet tradhtinë

Nga kërkesa për azil në Suedi te tentativa për vetëvrasje

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, ka rrëfyer mes lotëve periudhën më të vështirë të jetës së saj. Aktorja tregoi se si vendosi që të divorcohej nga bashkëshorti pasi e kishte falur për 6 vjet me radhë tradhtinë.

Po ashtu ajo tregon se vendosi që të largohej nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e mitur për të kërkuar azil në Suedi.

“Ishte njohja ime në vitin 2005 me babain e fëmijëve. Ndryshoi Arjolën rrënjësisht, isha vetëm 21 vjece kur lindi Helga më 1 qershor. Gjatë shtatëzanisë vërejta një ndryshim drastic te ai, dhe nga shoqëria jonë e përbashkët marr vesh që babai I fëmijëve të mi kishte krijuar një lidhje. Është një ndjenjë që të rrëzon, ta thyen krenarinë dhe mbi të gjitha depresioni, duke qenë se nuk ndihesha mirë dhe në rehat me vetveten. Tradhëtia më dobësoi si person. Kam falur për plot 6 vjet me radhë tradhtinë.  Marr vendimin që të divorcohem. Vendos që të largohem nga shtëpia pa I treguar askujt asgjë. Kam udhëtuar rreth 18 orë pa ndalesë për të arritur në Suedi. Do të kërkoja azil. Ishte njëri më i vogël se sa tjetri, Helga ishte 6 vjec, Rubini ishte 5 vjec, dhe Alesia ishte një vjec. Me tre fëmijë të vegjël, me pamundësi të mëdha, në një shtëpi ku në Suedi më vendosën të jetoj, qaja me orë të tëra në banjo sepse nuk doja të më shikonin duke qarë. Ka qenë një periudhë e vështirë, ku i kërkoja llogari Zotit, pse, cfarë kisha bërë për ta merituar këtë”, tregon Arjola.

Ndër të tjera ajo ka treguar se kishte menduar vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.