E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arlind Qori refuzon  bashkëpunimin me Lapajn: Nuk gjejmë të ngjashëm për karakterin dhe guximin
Lajme

Arlind Qori refuzon bashkëpunimin me Lapajn: Nuk gjejmë të ngjashëm për karakterin dhe guximin

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka përsëritur qëndrimin e tij për të mos bashkëpunuar me parti të tjera, duke përjashtuar mundësinë e një aleance me Adriatik Lapajn. Sipas Qorit, vendimi për të hyrë në zgjedhje vetëm me listën dhe siglën e Lëvizjes Bashkë është marrë nga Këshilli Koordinues i partisë.

“Nuk gjejmë të ngjashëm me veten në spektrin partiak shqiptar, qoftë për karakterin, guximin, raportin me të vërtetën, apo qëndrimin ndaj oligarkisë dhe përparësive që kemi për çështjet e punës dhe pensioneve,” tha Qori.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj kishte shprehur gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se kishte lënë egon mënjanë, megjithëse kishte vërejtje për sjelljen e deritanishme të palës tjetër.

Qori u ndal edhe te çështja e dërgimit të denoncimeve në SPAK, duke theksuar se kjo nuk është detyrë e një partie politike.

“Nuk mendoj se detyra e një partie është të bëjë prokurorin apo gazetarin investigativ. Ne japim një alternativë. Nuk njoh asnjë parti në botë që shkon tek SPAK me dy copa letër. Është kthyer në një tur propagandistik. Problemet i zgjidhim duke organizuar njerëzit dhe duke i përfaqësuar politikisht,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.