E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Marina Farës dhe ku e kishte fshehur kokainën
Lajme

Arrestimi i Marina Farës dhe ku e kishte fshehur kokainën

Detaje të reja mësohen në lidhje me arrestimin e Marina Farës, vajzës së këngëtares të njohur, Eli Fara.

Marina Fara është ndaluar nga policia në Vorë, pas një kontrolli rutinë. Asaj iu gjet në makinë një sasi kokaine prej 4.4 gramë kokainë.

Vajza e Eli Farës, lëndën narkotike e kishte fshehur në portofol.

Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri  0.3 gramë lëndë narkotike.

Si u arrestua Marina Fara (Roxhensa Kapurani)

Policia ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Farën. Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani, pasi mban mbiemrin e babait.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Mësohet se policia i ka gjetur Marina Farës 4 doza kokaine, në total 4.4 gram.

Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

Në vitin 2020, ajo u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.

Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin.

Ajo u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.

Personat në fjalë ishin në ndjekje nga uniformat blu, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, Fara i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë.

Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.