E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do ndodhë, nesër me fatin e Beinda Ballukut?
Lajme

Çfarë do ndodhë, nesër me fatin e Beinda Ballukut?

Zhvillimet politike pritet të marrin një kthesë vendimtare këtë të enjte, kur Këshilli i Mandateve të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja vjen në një moment delikat, ku vendimmarrja e Kuvendit mund të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procesit penal ndaj saj.

Kërkesa e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) synon t’i hapë rrugë procedurave të mëtejshme hetimore, të cilat përfshijnë mundësinë e masave shtrënguese, nga arresti me burg deri te arresti shtëpiak apo kontrolli i banesës. Çdo hap i tillë mbetet i kushtëzuar nga vota e Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit erdhi pak ditë pasi Komisioni Evropian i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa zvarritje kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimit të barazisë para ligjit dhe të pavarësisë së drejtësisë.

Në të njëjtën kohë, situata u ndërlikua pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që e shkarkoi Ballukun nga funksionet publike. Ky zhvillim e ka rritur ndjeshëm peshën politike dhe juridike të mbledhjes së nesërme.

Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, pritet të vendosë nëse do ta marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK dhe si do të procedohet më tej. Vendimi i tij do të jetë hapi i parë formal drejt një votimi në seancë plenare, ku do të vendoset përfundimisht mbi imunitetin e zv/kryeministres.

Tashmë, sytë janë drejtuar nga Kuvendi. A do të jetë kjo dita që përcakton fatin politik dhe juridik të Belinda Ballukut? Përgjigjja pritet të vijë pas diskutimeve dhe vendimmarrjes që do të zhvillohen në orët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.