E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Vangjush Dakos, flet reporteri i PE: Kam dëgjuar akuzat, por…
Lajme

Arrestimi i Vangjush Dakos, flet reporteri i PE: Kam dëgjuar akuzat, por…

Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein, i pyetur lidhur me akuzat e bëra nga opozita për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, u shpreh se nuk mund të mbajë asnjë qëndrim dhe nuk mund të ketë një mendim, dhe se nuk mund të thotë se çfarë është e drejtë e çfarë jo, duke bërë thirrje që kjo çështje t’i lihet prokurorisë për t’u sqaruar.

“Ju i dini më mirë se unë gjërat, por kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për Vangjush Dakon, njëri thotë se është djalë i mirë e njëri se është i keq… unë besoj që nesër do të shkoj në shtëpinë time dhe nuk jam gjyqtar për të gjykuar dhe duhet lejuar prokuroria të bëjë punën e vet. Nuk kam asnjë mendim për këtë sepse nuk mund të them unë se çfarë është e drejtë apo jo”, u shpreh ai.

flankershtein-770x384

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.