E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen katër të dyshuarit,atentat djalit të biznesmenit
Publik News

Arrestohen katër të dyshuarit,atentat djalit të biznesmenit

Policia ka vënë në pranga katër persona, të cilët dyshohet se janë autorët e plagosjes së 63-vjeçarit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Ngjarje kjo e ndodhur në 10 maj të këtij viti,  ku mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, Dajko Canodemaj.

Katër të arrestuarit janë Daut Elmazi, 25 vjeç, Albano Goxhaj, 24 vjeç, Dejvison Serjani, 28 vjeç, Ardjan Ahmeti, 26 vjeç.

Hajrulla i cili dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit u arrestua në muajin qershor nga policia, për arsye se gjatë përplasjes ka qëlluar edhe ai.

Detajet e policisë

Në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur në maj të 2019.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se:

Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve:

  • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;
    • A. G., 24 vjeç, banues në Fier;
    • D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;
    • A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.