E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Lendi Palaj/Administratori i Llotove CR7,333,B3T
Lajme

Arrestohet Lendi Palaj/Administratori i Llotove CR7,333,B3T

Një tjetër skandal me botën e errët të basteve sportive është zbuluar në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar Lendi Palajn, i njohur ndryshe si Njulend Palaj, në lokalin që administronte në zonën e Ali Demit, ku ushtronte aktivitet të paligjshëm bastesh përmes telefonit.

Kryeministri pak kohe me pare e reklamoi piken  llotos se Lendit ne rrjetin e tij social Instagram!

Palaj nuk është një emër i panjohur. Ai ka qenë më herët administrator i lokaleve famëkeqe “333” dhe “CR7”, të cilat u mbyllën pas sulmeve dhe presioneve, por edhe për shkak të hetimeve. Pas mbylljes së tyre, ai hyri fuqishëm në treg me markën e re “B3T”, që në vetëm dy muaj ka hapur rreth 80 pika bastesh në kryeqytet – duke u kthyer në rrjetin më të madh të këtij biznesi ilegal.

Bota e errët e basteve dhe si funksionon

Burime për publik.al bëjnë me dije se ky rrjet funksionon hapur, me investime të mëdha dhe me garanci totale nga strukturat e rendit. Modeli është i qartë: lokalet hapen me investime luksoze, aktiviteti kryhet kryesisht përmes aplikacioneve dhe telefonave, ndërsa fasada zyrtare mbetet “kafe” apo “bar”.

Sipas të njëjtave burime, policia merr pagesë mujore nga çdo pikë bastesh dhe jep garanci të plotë se lokali nuk do të sulmohet apo kontrollohet. Kjo skemë e mbrojtjes nga strukturat shtetërore e bën tregun të funksionojë si një ekonomi paralele, ku fitimet shkojnë në miliona euro, ndërsa qytetarët mbeten viktimat kryesore të varësisë nga lojërat e fatit.

Si është e mundur që në një vend ku bastet dhe lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj, vetëm në Tiranë të hapen 80 pika të reja brenda 2 muajve, dhe askush të mos ndalojë këtë fenomen? Arrestimi i Lendi Palajt është vetëm maja e ajsbergut. Pas tij qëndron një rrjet i gjerë me interesa financiare, mbrojtje institucionale dhe një realitet ku ligji përdoret vetëm për të goditur konkurrentët e padëshiruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.