E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzoi s*..sht me të miturën në Gjirokastër,bie në pranga Krusa
Flash

Abuzoi s*..sht me të miturën në Gjirokastër,bie në pranga Krusa

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjirokastër, ku një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për rreth dy vite me radhë nga partneri i nënës së saj.

Për këtë ngjarje, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Kelmend Krusa, 39 ­vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banim të përkohshëm në Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ushtruar abuzim seksual ndaj vajzës së mitur, e cila është bija e bashkëjetueses së tij.

Nga hetimet rezulton se Kelmend Krusa ishte arrestuar pak ditë më parë, së bashku me vëllanë e tij binjak, Klodian Krusën, në një operacion të përbashkët të Policisë së Dibrës dhe Gjirokastrës. Dy vëllezërit dyshohet se janë autorë të vrasjes së shtetasit Artur Lleshi, ngjarje e ndodhur në Dibër në vitin 2018. Viktima rezulton të jetë babai i vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Sipas burimeve, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, nëna e vajzës u largua drejt Gjirokastrës, ku nisi bashkëjetesën me Kelmend Krusën, duke marrë me vete edhe fëmijët e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.