E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet shefi i komisariatit Sarandë, një oficer krimesh dhe një specialist
Lajme

Arrestohet shefi i komisariatit Sarandë, një oficer krimesh dhe një specialist

Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, së bashku me dy specialistë policie, janë arrestuar në kuadër të hetimeve për abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat bregdetare të jugut.

Operacioni është ndërmarrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe është shtrirë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve se efektivë policie kanë toleruar apo janë përfshirë në ndërtimet e paligjshme në vijën bregdetare.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet synojnë të zbardhin rolin e punonjësve të policisë në këto raste, ndërsa nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Një ditë më parë, policia arrestoi 8 persona që po kryenin ndërtime pa leje pranë bregdetit në Ksamil, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës.

Operacioni vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.