Arrihet marrëveshja/ Britania dhe BE pajtohen për Brexit, reagimi i Johnson dhe Juncker
Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.
Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.
Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrejtin social Twitter.
“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, shkroi Johnson.
Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
“Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe” shkroi Juncker.
Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.
Deri më tani palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it.
Një marrëveshje e negociuar nga ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ishte refuzuar disa herë nga parlamenti britanik. REL
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



