Arta Marku hetim disiplinor prokurorëve të Krimeve të Rënda qe refuzuan shortin e “dosjes Shullazi”
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka vendosur që të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda që kanë refuzuar marrjen e dosjes së Shullazit.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj. të Kodit Penal Arta Marku urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve:
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Behar Dibra
Sonila Muhametaj
Arenc Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



