Kishte ngacmuar nënën e Erisianos
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tregoi para GJKKO-së se kishte kryer ekzekutimin e biznesmenit Çajup Shehaj për një çështje nderi.
Para prokurorit të SPAK, Behar Dibra ai tregoi se Shehaj kishte ngacmuar nënën e Erisiano Abedinit dhe për pasojë ishte dhënë porosia për ekzekutimin e tij nga banda e kryesuar nga Laert Haxhiu.
Ai tregon gjithashtu se pasi kreu krimin në Tepelenë, udhëtoi drejt Greqisë ku kishte takuar Laert Haxhiun, Mario Dijamantin dhe Xhino Bajramin të cilët ndodheshin në një vilë në shoqërinë e të dashurave të tyre.
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë në GJKKO
Prokurori i SPAK, Behar Dibra pyet bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani: Pse u vra Çajup Selimi?
Artan Tafani: Mora vesh nga Laerti (Haxhiu) se ai (Çajup Selimi) u vra pasi Erisiano (Abedini) kishte pas probleme dhe konflikte me të.
Artan Tafani: Kishin pas sherre sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.
Artan Tafani: Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.
Artan Tafani: Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat.
Kur u nisëm për Korçë, unë Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë dhe një makinë me portobagazh ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin. I morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin, edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma ler ta bëj unë, të mësoj dorën”.
Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sa kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.