E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artur Zheji përcillen në banesën e fundit, mungon Rama
Lajme

Artur Zheji përcillen në banesën e fundit, mungon Rama

Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti kardiak.Familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit në Universitetin e Arteve të Bukura.

Familjarë, miq të afërt, kolegë nga media, aktorë dhe figura të njohura të politikës morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej zërave më të spikatur të debatit publik shqiptar.

I

I

Ceremonia nisi në orët e paradites dhe vazhdoi deri në mesditë, ndërsa shumë qytetarë të zakonshëm iu bashkuan radhëve të atyre që nderuan figurën e Zhejit, i cili më 29 gusht do të festonte 64-vjetorin e lindjes.

Në mesin e pjesëmarrësve u panë figura të njohura të politikës shqiptare .

Megjithatë, mungesa e Kryeministrit Edi Rama në homazhe u vu re gjerësisht. Kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm fizikisht në ceremoni dhe nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për mungesën e tij.

Ai reagoi vetëm përmes një mesazhi të shkurtër në Facebook, ku shkruante:“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.”

Zheji ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.