Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji
Gazetaria shqiptare ka humbur sot një nga figurat e saj më të njohura. Analisti dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Sipas burimeve, rreth orës 16:10, familjarët kanë njoftuar ambulancën e Spitalit Rajonal të Sarandës, pasi Zheji kishte shfaqur probleme shëndetësore në afërsi të Restaurant Layos, në rrugën e Butrintit.
Gazetari u mor me urgjencë nga mjekët, por ai ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt spitalit.
Artur Zheji njihej si një nga analistët më të spikatur dhe zë i fortë në debatin publik shqiptar, me një karrierë disa dekadëshe në gazetari, publicistikë dhe media televizive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



