E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Aruba”/ Zbulohet metoda epike për t’u shpëtuar qenve antidrogë
Lajme

“Aruba”/ Zbulohet metoda epike për t’u shpëtuar qenve antidrogë

Kokaina kamuflohej me dyll blete

Detaje të tjera dalin nga dosja “Aruba”, ku hetimet kanë zbuluar mënyrat e sofistikuara që dyshohet se përdornin personat e përfshirë në trafikun e kokainës për të shmangur kontrollet kufitare dhe zbulimin nga qentë antidrogë.

Përveç kamuflimit të lëndës narkotike përmes frutave, qymyrit, kompanive të transportit apo ngarkesave me mish, në dosje përmendet edhe një tjetër metodë: përdorimi i dyllit të bletës.

Sipas të dhënave të përfshira në dosje, pakot me kokainë lyheshin me dyll blete, me synimin që aroma e lëndës narkotike të mos identifikohej gjatë kontrolleve me qen antidrogë.

Kjo mënyrë kamuflimi përmendet edhe në komunikimet mes personave të dyshuar, ku njëri prej tyre shprehet se paketimet lyheshin me dyll blete në mënyrë që të mos zbuloheshin nga qentë gjatë kalimeve kufitare.

Në komunikimet e administruara si pjesë e hetimit, një prej të dyshuarve shkruan: “I lyej me dyll blete poshtë për qenin dhe s’ka shans të kapet”.

Mesazhet e zbardhura në dosje tregojnë gjithashtu se rrjeti dyshohet se kishte krijuar mënyra të ndryshme për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në disa shtete europiane.

Në një prej komunikimeve përmenden Holanda, Ukraina dhe Polonia si destinacione të lidhura me lëvizjen e ngarkesave. Një prej personave diskuton gjithashtu për lëvizjen e ngarkesave nga zona të caktuara dhe për një drejtues të një kompanie, të cilin e përshkruan si polak.

Në një tjetër bisedë përmendet nevoja për të “fryrë pak firmën me blerje”, duke ngritur dyshime se aktiviteti i kompanive mund të përdorej edhe për të krijuar mbulim për lëvizjet financiare dhe tregtare.

Hetuesit kanë dokumentuar në dosje mënyra të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për fshehjen e kokainës dhe kalimin e saj përmes kufijve. Krahas dyllit të bletës, në materialet hetimore përmenden edhe metoda të tjera kamuflimi dhe përdorimi i strukturave të transportit për të maskuar aktivitetin e paligjshëm.

Përmendja e Ukrainës si një prej tregjeve ku synohej të dërgohej kokaina merr një tjetër dimension për shkak të situatës së luftës në këtë shtet, ndërsa komunikimet sugjerojnë se rrjeti kishte kontakte dhe kanale të shtrira në disa vende europiane.

Të gjitha këto të dhëna janë pjesë e materialeve hetimore të dosjes “Aruba”, ndërsa autoritetet po vijojnë të analizojnë komunikimet dhe provat e administruara për të dokumentuar rolin e personave të dyshuar dhe mënyrën e funksionimit të rrjetit.

2020-09- D5A45 19 5 22:19:02
Por mirë dhe kaq, jemi OK.

2020-09- D5A45 19 5 22:19:21
I lyej me dyll blete poshtë për qenin dhe s’ka shans të kapet.

D5A45 5 7B9F5
D5A45 5 7B9F5 E. E,

D5A45 5 2020-09- D5A45 19 5
Se janë 2 blloqe 24 orë nga andej, nga vijmë ne.

7B9F5 E, 22:19:41 D5A45 5 2020-09- D5A45
Duhet fryrë pak firma me blerje. Jo shumë, por nga pak të shtohet.

E, 22:20:30 D5A45 5

2020-09- D5A45 17 5 17:13:23

2020-09- D5A45 17 5 17:20:45

VQ5NRYK5NA_D3479 Chats Attachment
Bëj 1 të 200, thotë. Lexoj SMS. Shikoje pak vetë. Po futi njeri, duhet ta diskutosh ti, vëlla.

D5A45 7B9F5 D5A45 5 7B9F5 E, D5A45 5 7B9F5 E, D5A45 5 7B9F5 E, D5A45 5 7B9F5 E, D5A45

Është në Holandë. Por do për Ukrainë dhe Poloni, pulp.

5 7B9F5 E, D5A45 5 7B9F5 E. D5A45 57 5 2020-09- D5A45

Se ai më tha: lëviz nga ato zona.

7B9F5 17 5 E, 17:20:46 D5A45 5 2020-09- D5A45

Drejtori është polak, që ka shkruar. Nga emri duket polak ose nga lindja.

7B9F5 17 5 E 17:21:24 D5A45

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.