E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
As Saranda dhe as Ksamili, ja kush është vendi më i vizituar në Shqipëri
Ekonomi

As Saranda dhe as Ksamili, ja kush është vendi më i vizituar në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum dhe të publikuar në emisionin “Now”, Tirana rezulton destinacioni më i vizituar nga turistët e huaj në Shqipëri, duke lënë pas edhe zona të njohura si Saranda dhe Ksamili.

Të dhënat janë bazuar në përgjigje të hapura të vetë turistëve, të cilët kanë deklaruar vendet që kanë vizituar gjatë qëndrimit të tyre. Për këtë arsye, disa destinacione janë grupuar sipas kategorive turistike.

Ekspertët shpjegojnë se përqindja e lartë e Tiranës lidhet edhe me faktin se shumë turistë e përfshijnë kryeqytetin në itinerarin e tyre, shpesh për qëndrime të shkurtra, përpara se të vijojnë drejt zonave bregdetare apo destinacioneve të tjera.

Sipas rezultateve, 71% e turistëve kanë vizituar Tiranën, duke e renditur në vendin e parë. Në vend të dytë renditen Saranda dhe Ksamili, së bashku me plazhet e jugut, të përmendura nga 43% e të anketuarve.

Zona e Rivierës shqiptare, përfshirë Dhërmiun, Himarën, Borshin dhe Qeparoin, është vizituar nga 37% e turistëve, ndërsa destinacionet e mbrojtura nga UNESCO si Gjirokastra, Berati dhe Butrinti nga 32%.

Ndërkohë, Durrësi, Golemi dhe Ishmi janë vizituar nga 30% e turistëve. Më pas renditen Shkodra me 18%, fshatrat turistike me 13%, Kruja me 8%, si dhe liqenet dhe lumenjtë – përfshirë Pogradecin – me 6%.

Në fund të listës janë Tepelena, Përmeti dhe Këlcyra me 5%, plazhet e veriut me 5%, Korça dhe zona e Linës me 4%, si dhe Elbasani, Gramshi dhe Librazhdi me 2%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se një pjesë e madhe e turistëve nuk qëndrojnë vetëm në një destinacion, por zgjedhin ture të kombinuara, duke vizituar disa zona gjatë të njëjtit udhëtim në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.