E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Askush nuk e vuri re, djali 10-vjeçar gjendet i vdekur në pajisjen e uljes së avionit pas 6 orësh fluturim
Publik News

Askush nuk e vuri re, djali 10-vjeçar gjendet i vdekur në pajisjen e uljes së avionit pas 6 orësh fluturim

Raportohet se fëmijë nuk kishte biletë për të udhëtuar me Air France nga Abidjan në Bregun e Fildishtë për në Francë.

Avioni, një Boeing 777, u ul në Paris rreth orës 17:00 të së pasdites së të martës dhe stafi i aeroportit bëri menjëherë zbulimin tronditës.

Sipas raportimeve fëmija është djalë. Air France tha se ka nisur një hetim mbi vdekjen e 10-vjeçarit.

“Air France konfirmon se trupi i pajetë i një fëmije u zbulua në ingranazhin e uljes së avionit në fluturimin nga Abidjan (ABJ) me Paris-Charles de Gaulle më 7 janar 2020,”- tha kompania ajrore.

Udhëtimi nga Abidjan, një qytet i madh urban në Afrikën perëndimore, deri në Paris zgjat rreth gjashtë orë.

Ndërsa mbetet mister sesi djali ka arritur të hipë në pajisjen e uljes së avionit dhe si ka vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.