“Askush nuk ka dhënë urdhër”, Berisha “lë në baltë” Nokën
“Kandiatura e Shabanit ishte një gabim i nxituar, dal unë garant”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë akuzat e Flamur Nokës, i cili kishte pretenduar se Ervin Salianji kishte urdhëruar deputetët që të firmosnin në mbështetje të Endrit Shabanit.
Berisha garantoi se nuk ka pasur kurrfarë urdhëri të tillë dhe se firmat e deputetëve u dhanë vetëm në kuadër të një procesi koalicioni për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës.
“Kandiatura e Endrit Shabanit nuk është firmosur me asnjë urdhër. Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë urdhër nga drejtuesit e PD për të firmosur. Firmosja u bë në kuadër të një klime bashkëpunimi dhe koordinimi për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Çdo firmë ishte një gabim i nxituar, por zgjedhja e Shabanit nuk ka asnjë lidhje me këto firma, pasi ato ishin tërhequr,” theksoi Berisha.
Ai e përshkroi situatën si një keqkuptim dhe vuri në dukje se PD nuk ka toleruar ndërhyrje apo urdhëra të tilla, duke mbajtur si prioritet unitetin dhe procesin e rregullt të vendimmarrjes brenda partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



