E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat Zv/Presidentit? 11 të vdekur nga shpërthimi pas uljes së avionit në aeroport
Bota

Atentat Zv/Presidentit? 11 të vdekur nga shpërthimi pas uljes së avionit në aeroport

Pak kohë pas uljes të avionit me të cilin udhëtonte zëvendës/presidenti i parë i Afganistanit, Rashid Dostum, në relacionin Ankara-Kabul, në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan ndodhi një shpërrthim.

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit njoftoi se në shpërthim kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur 48 të tjerë.

Zyrtarët shprehën shqetësimin se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.

Një nga këshilltarët e Dostum tha për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency” se mes të vdekurve gjenden edhe turprojat e zëvendëspresidentit të parë afgan, Dostum.

180722-afghanistan-explosion-wounded-se-1040a_d31480414c7d58e5fa164c925dfc7e90.fit-2000w

Dostum qëndroi rreth një vit në Turqi, para se të kthehej në Atdhe këtë të diel, ndërsa në aeroport kishin dalë disa zyrtarë lokalë dhe përkrahësit e tij për ta mirëpritur. Shpërthimi ndodhi menjëherë pas nisjes së autokolonës në të cilën ndodhej Dostum.

5b5498d05379ff0c3c4222bf

Pas incidentit, Dostum tha për gazetarët se në shpërthimin që ndodhi si rezultat i një sulmi vetëvrasës, sipas vlerësimeve të para nëntë persona nga punonjësit e sigurisë të cilët e mbronin atë kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe të plagosur.

Askush menjëherë nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin, por si talebanët ashtu edhe grupi i Shtetit Islamik janë aktivë në kryeqytetin afgan.

thumbs_b_c_2e4bd630fb8e8a7ba32c255f49adc036

Zëvendës presidenti dhe gjenerali Abdul Rashid Dostum dyshohet se ishte objektivi i sulmit, thuhet në raportimet e disa mediave ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.