E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati ndaj Hekuran Billës te ‘Kristali’ në Tiranë, policia shoqëron një tjetër të dyshuar
Lajme

Atentati ndaj Hekuran Billës te ‘Kristali’ në Tiranë, policia shoqëron një tjetër të dyshuar

Policia ka shoqëruar një tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë 40 vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit” në Tiranë në datën 11 qershor.

Bëhet me dije se i dyshuari është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe ka lidhje familjare me Prel Markun, 22 vjeçarin që u vra nga Billa në Angli në vitin 2006.

Policia dyshon se personi i identifikuar ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e Billës.

Ndërkohë më herët policia është vënë në kërkim të vëllait të Prel Markut, Viktor Marku, i cili dyshohet se ka qenë ai që ka qëlluar Billën me breshëri plumbash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.