E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athinë, kapet gjysëm ton kokainë
Lajme

Athinë, kapet gjysëm ton kokainë

Një sasi prej afërsisht 500 kg substance narkotike KHAT u gjet dhe u sekuestrua nga inspektorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”.

Mediat greke bëjnë të ditur se substanca e paligjshme ishte fshehur brenda katër faturave të ngarkesës me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura, që ishin nisur nga Izraeli me destinacion përfundimtar SHBA-në.

Në një kontroll të rastësishëm, të kryer nga inspektorët e Departamentit të Kontrabandës së Doganës së Aeroportit të Athinës, ata gjetën pakot e fshehura me gjethet e thata KHAT dhe sekuestruan një sasi totale prej gjysmë ton. Vlera e sasisë së sekuestruar shkon në 1,500,000 euro.

Kjo është sasia më e madhe e kësaj droge të veçantë e gjetur (e mëparshmja ishte përsëri në AIA, 458 kilogramë, më 4.12.2014). E fundit ishte në vitin 2022, në AIA, 34 kilogramë.

KHAT, koka natyrale, siç quhet ndryshe, është një substancë psikotrope që shkakton varësi, e nxjerrë nga bima Catha Edulis, e cila kultivohet në Bririn e Afrikës, në Gadishullin Arabik Jugor dhe përgjatë bregdetit të Afrikës Lindore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.