E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembet ndërtesa në Athinë, 3 shqiptarë nxirren të pajetë
Bota

Shembet ndërtesa në Athinë, 3 shqiptarë nxirren të pajetë

Janë identifikuar personat që dyshohet se ndodhen ende nën rrënojat e godinës që u shemb një ditë më parë në lagjen Plaka të Athinës, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Sipas raportimeve, mes personave që ndodheshin në godinë janë edhe shqiptarë me shtetësi amerikane, të cilët kishin mbërritur në Athinë për qëllime turistike.

Tre prej tyre janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha, motër e vëlla, dhe Eris Cani.

Lista e personave të identifikuar është:

  1. Florin Hoxha
  2. Florida Hoxha – motër e vëlla me Florin Hoxhën
  3. Eris Cani
  4. Ian Alexander Kirkpatrick
  5. Edmond Hings
  6. Athina Papapresku

Deri tani, sipas informacionit të raportuar, janë gjetur dy trupa, ndërsa autoritetet greke vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në rrënoja.

Burimet greke raportojnë se gjashtë persona konsiderohen të zhdukur pas shembjes së godinës në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës. Bëhet fjalë për katër turistë amerikanë që qëndronin në një apartament me qira afatshkurtër dhe një çift të moshuar që banonte në katin e sipërm.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së premtes, ndërsa ndërtesa u dëmtua rëndë dhe më pas u shemb. Në operacion janë angazhuar dhjetëra zjarrfikës, ekipe të EMΑK-ut, qen të kërkim-shpëtimit, kamera termike dhe pajisje për zbulimin e tingujve nën rrënoja.

Shkaqet e shpërthimit janë ende nën hetim. Një nga pistat e raportuara nga autoritetet dhe mediat greke është një rrjedhje e mundshme gazi, por hetimi përfundimtar nuk ka përcaktuar ende shkakun e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.