Athinë/Zarfet e votave lihen në pika bastesh dhe hyrje pallatesh
Fizi: Procesi i votës së emigrantëve po degradohet
Kryetari i Partisë Demokratike në Athinë, Alfred Fizi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, konkretisht në Athinë. Në një deklaratë publike, Fizi e ka cilësuar këtë proces jo vetëm si të dështuar, por si pjesë të një skeme të mirëorganizuar për manipulimin e votës.
“Të përfundojnë zarfet me fletët e votimit të emigrantëve në pika bastesh e të braktisur në hyrje pallatesh, dhe aq më keq që mos të dijë askush se kush i merr e kush i dorëzon, nuk është vetëm dështim i këtij procesi por një plan i studiuar nga mëndje perverse që e kanë zakon vjedhjen e votës”, shkruan Fizi në FB.
Sipas tij, kjo situatë është alarmante dhe përbën një kërcënim serioz për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe kontrollit në menaxhimin e zarfeve po minon besimin te procesi zgjedhor dhe po shkel të drejtën kushtetuese të qytetarëve emigrantë për të votuar lirshëm dhe të sigurt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



