E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austria i bllokon llogaritë bankare Arbër Veliajt
Lajme

Austria i bllokon llogaritë bankare Arbër Veliajt

Drejtësia austriake ka vendosur bllokimin e llogarive bankare të Arbër Veliajt, emri i të cilit është përfshirë në hetimet financiare të SPAK lidhur me Erion Veliajn.

Arbër Veliaj zotëron 100% të kompanisë “Gogel GmbH”, e cila zotëron po 100% të “Reg Investitions GmbH”. Të dyja kompanitë kanë të njëjtën adresë në Vjenë dhe, sipas të dhënave të publikuara, kanë pasur aktivitet financiar në vlera miliona eurosh.

Në Shqipëri, Veliaj është marrë në pyetje nga SPAK dhe kompanitë e lidhura me të janë kontrolluar nga BKH. Megjithatë, deri tani nuk është bërë publike ndonjë masë personale ndaj tij.

Bllokimi i llogarive në Austri ngre pikëpyetje mbi ecurinë e hetimit në Shqipëri dhe nëse SPAK po e heton Veliajn si person përgjegjës apo po fokusohet vetëm te kompanitë dhe transaksionet e lidhura me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.