Avokati i Arben Ahmetajt: Arrestimi, show për të kënaqur epshet e disa njerëzve
Avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha, ka folur me tone të ashpra pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në një prononcim për gazetarët, Visha tha se është kunder arrestimt të Ahmetajt, pasi e cilësoi si një masë ekstreme.
Ai deklaroi se me çështjen për ish-zv.kryeministrin po bëhet shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve.
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vet nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj. Kjo është thjesht një show për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, theksoi avokati
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



