“Unë nuk e di se çfarë shkruajnë mediat, pasi nuk i ndjek dhe nuk më interesojnë. Por, Saimiri është qytetar i lirë si çdo qytetar tjetër. Dhe në dijeninë time, ndaj tij nuk ka asnjë masë të karakterit shtrëngues, përfshirë këtu edhe ndalimin e daljes jashtë shtetit apo bllokimin e pasaportës apo masa me karakter ndalues”, tha avokati Hajdari.
Disa javë më parë te ‘Zonë e Lirë’, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se një ndër kërkesat që PS i autorizoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përveç kontrollit të banesës, ishte edhe ndalimi i lëvizjes jashtë vendit.



