E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i Eugen Bitrajt kërkon pajtim me familjen Mihali
Lajme

Babai i Eugen Bitrajt kërkon pajtim me familjen Mihali

Vrasja për një karikues


Kanë dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë, autori i vrasjes së Marvi Mihalit, Eugen Bitraj dhe 3 bashkëpunëtorët në krimin e rëndë. Seanca në gjykatën e Tiranës zhvillohet me dyer të mbyllura dhe jashtë saj qendrojnë familjarët e autorëve. Babai i Eugen Bitrajt, personit që i mori jetën me thikë, Marvi Mihalit ka kërkuar falje dhe i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Mihali.

“Fjalët e para vështirë t’i gjesh, i urojmë ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhjes familjen, nënës, babait dhe të afërmve. I them familjes Mihali, të gjejmë forca dhe të reagojmë pozitivisht. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, se situata është e nxehtë. Duhet të gjejmë një njeri të përbashkët që të marrim masa dhe të na orientojë drejt zgjidhjes. U krijua nga një karikues celulari dhe ndodhi e gjithë kjo”, tha ai para gjykatës.

Djali i vetëm i sportistit Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes Mira Mihali, Marvi vetëm 22 vjeç u godit me thikë mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit Selman Stermasi. Sherri mes Marvi Mihalit dhe Dejvi Bitrajt 19 vjec, kishte lindur për një karikues telefoni. Në ndihmë të Dejvit ka shkuar djali i xhaxhait Eugen Bitraj dhe shokët e tjerë, Kridens dhe Marsel Alla. Në sherr e sipër, Eugen Bitraj ka vrarë Marvi Mihalin. Katër personat janë arrestuar dhe sot gjykata pritet të caktojë masën “arrest me burg” për ta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.