E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BALFIN dhe IFC thellojnë bashkëpunimin për shërbimet financiare digjitale
Lajme

BALFIN dhe IFC thellojnë bashkëpunimin për shërbimet financiare digjitale

Grupi BALFIN ka hedhur një tjetër hap strategjik drejt transformimit digjital, duke forcuar partneritetin me International Finance Corporation (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Ky bashkëpunim u konkretizua përmes një workshop-i ekzekutiv tre-ditor të zhvilluar në Tiranë, i fokusuar në ndërtimin e një strategjie të avancuar për shërbimet financiare digjitale.

Aktiviteti, i organizuar në partneritet me Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), mblodhi drejtues dhe ekspertë nga strukturat kryesore të Grupit BALFIN, përfshirë Tirana Bank, Happy, Neptun, Jumbo dhe Balfin Real Estate, si dhe specialistë ndërkombëtarë të IFC-së.

Në fokus të diskutimeve ishte zhvillimi i konceptit të financës së integruar (embedded finance), duke synuar ndërthurjen e shërbimeve financiare brenda ekosistemit të kompanive të Grupit BALFIN. Në këtë drejtim, Tirana Bank dhe rrjeti Happy u identifikuan si dy nga shtyllat kryesore të këtij transformimi.

Gjatë tre ditëve të workshop-it, pjesëmarrësit analizuan kapacitetet ekzistuese, shqyrtuan praktikat më të mira ndërkombëtare dhe identifikuan mundësi konkrete për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet kompanive të Grupit. Në përfundim, u hartua një plan strategjik i detajuar, me prioritete të qarta, objektiva të matshme dhe hapa konkretë për zbatimin e tij në vitet e ardhshme.

Një nga arritjet kryesore ishte dakordësimi për një plan të strukturuar veprimi, i shoqëruar me përgjegjësi të përcaktuara dhe afate të qarta implementimi. Po ashtu, u përcaktua edhe kuadri i fazës së ardhshme të bashkëpunimit, ku IFC do të vijojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertizës së saj, shërbimeve këshillimore dhe programeve të dedikuara, të përshtatura sipas prioriteteve strategjike të Grupit BALFIN.

Ky zhvillim përfaqëson një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë mes dy institucioneve, duke kombinuar përvojën ndërkombëtare të IFC-së me vizionin inovativ të Grupit BALFIN. Përmes këtij partneriteti synohet forcimi i kapaciteteve të brendshme, rritja e sinergjive ndërmjet kompanive dhe përshpejtimi i zhvillimit të zgjidhjeve të reja në fushën e financave digjitale.

Në përfundim, këto iniciativa pritet të sjellin shërbime financiare më efikase, më të aksesueshme dhe më të integruara, duke krijuar vlerë të shtuar për klientët, partnerët dhe komunitetet ku operon Grupi BALFIN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.