‘BALFIN” shpallet “Top Employer 2026” nga “Top Employers Institute”
Grupi BALFIN është certifikuar si “Top Employer 2026” nga Top Employers Institute, një autoritet global që vlerëson praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore. Ky vlerësim i jepet vetëm organizatave që kalojnë me sukses një proces të pavarur dhe të detajuar auditimi, ku analizohen elementë si strategjia e HR, zhvillimi i talenteve, mirëqenia e punonjësve, si dhe politikat e diversitetit dhe përfshirjes.
Ky certifikim përfaqëson një standard ndërkombëtar të pavarur, duke ofruar një vlerësim objektiv të praktikave të një organizate në raport me standardet më të larta globale. Për Grupin BALFIN, ai konfirmon aftësinë për të ndërtuar një mjedis pune të orientuar drejt performancës, me fokus të fortë te njerëzit dhe zhvillimi i tyre.
Drejtori i Burimeve Njerëzore i Grupit BALFIN, Elvin Nosi, u shpreh se ky vlerësim është rezultat i një kulture pune të ndërtuar ndër vite dhe jo i një nisme të përkohshme.
“Tërheqja, zhvillimi dhe mbajtja e talenteve mbetet një nga sfidat kryesore për çdo organizatë. Në BALFIN, kjo ka qenë një prioritet strategjik prej kohësh. Mundësia për të lëvizur mes industrive dhe vendeve ku operojmë është një nga pikat tona më të forta. Për ne, ky certifikim është një konfirmim se investimi te njerëzit dhe krijimi i mundësive për zhvillim është rruga e duhur për të ardhmen”, u shpreh ai.
Me aktivitet në 12 vende dhe në sektorë si tregtia, bankingu, pasuritë e paluajtshme, turizmi dhe logjistika, Grupi BALFIN u ofron punonjësve mundësi për të ndërtuar karriera ndërkombëtare dhe ndërsektoriale brenda të njëjtit grup.
CEO i Top Employers Institute, Adrian Seligman, vlerësoi përkushtimin e BALFIN për krijimin e një mjedisi pune cilësor dhe të qëndrueshëm.
“Arritja e këtij certifikimi për vitin 2026 reflekton përkushtimin e BALFIN për ndërtimin e një ambienti pune që mbështet performancën afatgjatë të biznesit. Përputhja mes strategjisë së burimeve njerëzore dhe objektivave organizative, si dhe angazhimi për përmirësim të vazhdueshëm, dëshmojnë ndikimin e praktikave të tyre transformuese. Jemi krenarë të njohim kontributin e Grupit BALFIN për një botë pune më të mirë në Shqipëri”, deklaroi ai.
I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, Grupi BALFIN operon në dy kontinente dhe në 12 vende, me investime në fusha si bankingu, pasuritë e paluajtshme, tregtia, turizmi dhe menaxhimi i aseteve. Me një EBITDA të konsoliduar prej 163 milionë eurosh dhe rreth 5,500 punonjës, grupi vijon të kombinojë fuqinë financiare me një angazhim afatgjatë ndaj inovacionit, etikës dhe ndikimit social, të përforcuar edhe përmes Fondacionit Mane, të themeluar në vitin 2023.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



