Balluku edhe 15 milionë Euro shtesë tjetër për “Rrugën e Arbrit” që ka mbetur rrugëve.
Ishte verë ministrja Belinda Balluku, qëcdeklaroi se për “Rrugën e Arbërit”, nuk do të jepet më asnjë qindarkë shtesë”. Ditën e enjte më 11 janar 2024, ministrja Balluku, i ka kërkuar Ministrit të Financave, Ervin Mete, të akordojë edhe një fond shtesë me vlerë 15 milionë Euro të tjera, për vijimin e punimeve te “Rruga e Arbrit.
Kërkesa e saj është shoqëruar me një raport të Drejtorit të Rrugëve, Evis Berberi dhe një akt-preventiv e marrëveshje me klientin e Bablokut Rrok Gjoka, ku thuhet se ky fond shtesë, do të shërbejë si mbështetje e garanci, që rruga të përfundojë brenda vitit 2024 siç ka premtuar kryeministri.
“Rruga e Arbrit” duhej të kishte përfunduar brenda vitit 2020, por ka hyrë në vitin e gjashtë të punimeve e nuk po përfundon, nga që fondet janë vjedhur, ndërsa qeveria vazhdon shton miliona Euro… për të kompensuar vjedhjet.
Edhe vitin 2023, ministrja Belinda Balluku e nisi me shtesën 18 milionë Euro për Rrok Gjokën. Në muajin prill 2023, vetëm 1 muaj para zgjedhjeve lokale i shtoi 15 milionë Euro, me preventiv fiktiv, për gjoja “punime sigurie të pa parashikuara”.
Kujtojmë, që në debatin parlamentar për buxhetin 2023, ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se me “Rrugën e Arbrit” dhe me koncesionarin Rrok Gjoka, ishin mbyllur përfundimisht llogaritë financiare 345 milionë Euro, sipas kostos bazë e kostove shtesë.
Nuk është rastësi që sa herë ka zgjedhje, te “Rruga e Arbrit” dalin befasisht, punime të “pa parashikuara” ose “shembje tunelesh e skarpatash”, duke shtuar miliona Euro mbi fondin e kontratës së miratuar në parlament,
Viti 2024 filloi me 15 milionë Euro të tjera shtesë, me argumentin se ndërtuesi Rrok Gjoka, kërkon mbështetje tjetër financiare, që sipas tij, ta përfundojë rrugën brenda vitit 2024, e jo në muajin prill 2025 siç ka qenë premtimi i fundit.
Më 18 mars 2021, për këtë rrugë u shtuan 25 milionë Euro, për gjoja shembjen e dytë të tunelit të Murrizit dhe emergjencën e përfundimit të tij brenda atij viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



