Balluku rekurs kundër ndalimit të daljes jashtë shtetit
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë që i ndalon daljen jashtë territorit të Shqipërisë, masë e vendosur në kuadër të procesit penal ndaj saj.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë mbledhjen e parashikuar për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të Ballukut, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë ende një vendim lidhur me këtë dosje.
Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dy procedura tenderimi publik, me një vlerë totale rreth 210 milionë euro, çështje që ndodhen aktualisht në proces gjykimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



