E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku rikthehet në PS, zbardhen porositë e fundit të Ramës
Lajme

Balluku rikthehet në PS, zbardhen porositë e fundit të Ramës

Deputetët e Partisë Socialiste janë udhëzuar nga kryeministri Edi Rama të vazhdojnë punën në komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, pavarësisht paralajmërimit për bojkot nga opozita. Ky orientim u dha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit.

Në takimin e zhvilluar, ku morën pjesë gjithashtu zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anulloi pezullimin e saj, deputetëve u theksua se maxhoranca duhet të vijojë përpara me agjendën e reformave, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke mos lejuar vonesa.

Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe konsiderohet praktikisht e fundit e grupit parlamentar të PS-së para seancës përmbyllëse të Kuvendit, e planifikuar më 18 dhjetor. Përveç agjendës së zakonshme, diskutimet u përqendruan edhe te zhvillimet e fundit politike dhe institucionale.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes se opozita nuk mund të pengojë punën e dy komisioneve të posaçme dhe ftoi për reflektim: “Vendimi i tyre për të mos marrë pjesë ka qenë emocional. Partia Socialiste nuk pranon kërcënime apo shantazhe. Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë; ata të shohin punën e vet, ne punën tonë.”

Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e momentit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe synimin e maxhorancës për të përfunduar procesin brenda vitit 2027. Ai theksoi se PS nuk do t’i nënshtrohet asnjë lloj presioni politik përmes komisioneve apo votimeve në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.