E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bamir Topi në garë për Tiranën? Ish-presidenti zbulon të vërtetën
Lajme

Bamir Topi në garë për Tiranën? Ish-presidenti zbulon të vërtetën

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur për mundësinë e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, duke konfirmuar se nuk ka plane për t’u futur në garë.

“Unë kam një raport shpirtëror me Tiranën, që nuk ia shlyej dot kurrë borxhin. Jam rritur, jam burrëruar dhe kam bërë karrierën time në këtë qytet. Nga kjo pikëpamje, jam borxhli,” tha Topi në një intervistë për A2 CNN. Megjithatë, përsa i përket politikës, ai theksoi se “kurrsesi nuk kam interes. Ata janë borxhli ndaj meje”.

Topi kujtoi përplasjet politike të kaluara në vitet 2000 dhe 2003, duke treguar se nuk dëshiron të hyjë në një garë të tillë sot.

Interesi i tij aktual, tha ai, është të shkruajë dhe të denoncojë dëmet që i janë shkaktuar qytetit nga pushteti aktual dhe opozita. “Kohët e fundit ka dalë që Tirana ka qenë e mbushur me kala dhe barbarët sllavë kanë ardhur për të shkatërruar identitetin historik të kësaj treve. Por sot, barbarët modernë po shkatërrojnë edhe atë që i ka mbetur,” u shpreh ish-Presidenti, duke kritikuar urbanizimin dhe ndërtimet e pakontrolluara që po ndryshojnë pamjen dhe identitetin e kryeqytetit.

Në fund, Topi deklaroi se historia e tij politike është e mbyllur dhe se tani ka përqendrim në projektin e tij të ri: të shkruajë për gjërat që nuk arriti t’i thotë gjatë karrierës politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.