Banesa në katin e 10-ë të një pallati përfshihet nga zjarri!
Një zjarr ka përfshirë katin e 10-ë të një pallati në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Shtrausit.
Panorama.al mëson se si pasojë e flakëve, ka pësuar djegie i zoti i shtëpisë i cili është dërguar në spital për mjekim.
Në momentin e zjarrit, pjesëtarët e familjes kanë qenë brenda banesës ndërkohë që flakët fillimisht kanë përfshirë ballkonin e shtëpisë.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një bombul gazi e cila ndodhej në ballkonin e shtëpisë.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



