E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banka Botërore dhe IFC i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në Farkë
Lajme

Banka Botërore dhe IFC i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në Farkë

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, iu bashkua nismës për mbjelljen e pemëve në liqenin e Farkës dhe u shpreh e kënaqur për ndryshimet që po ndodhin në Tiranë, sidomos për vizionin që ka përqafuar kryeqyteti.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të vijnë në Tiranë, pse duan të vijnë në Shqipëri. Ky është vizioni që ata duan të shohin, që duhet përqafuar, kur mendon si të thithësh investitorë, por gjithashtu edhe mentaliteti i duhur për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së. Ky është vizioni që ata duan të shohin dhe kjo është arsyeja pse pasqyroheni në “The Economist”, si edhe pse gjithkush do të vijë për ta vizituar”, tha ajo, teksa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), mbolli disa pemë në parkun e liqenit të Farkës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës falenderoi Bankën Botërore dhe Korporatën Ndërkombëtare të Financave për kontributin që japin në Shqipëri, ashtu edhe për pemët që i kanë dhuruar qytetit të Tiranës. “Kjo punë nuk bëhet vetëm. Shprehja shqiptare: “Trimi i mirë me shokë shumë” vlen më shumë se çdo gjë tjetër për aksionin tonë të gjelbërimit. Ndaj, e falenderoj më gjithë zemër IFC-në dhe Bankën Botërore sepse janë jo vetëm operatorë të mëdhenj të zhvillimit në Shqipëri, por edhe të zhvillimit të qëndrueshëm, për investime afatgjata në natyrë, mjedis, gjelbërim”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e kirijuar në gjithë këto vite tranzicion, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë jetës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.