E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bankers”, 13 vite pa paguar 418 milionë USD, për 20 taksa lokale-qendrore
Publik News

Bankers”, 13 vite pa paguar 418 milionë USD, për 20 taksa lokale-qendrore

Prej 10 vitesh, ky koncesionar deklaron bilance me 20-25% humbje; por vazhdon punën/ Para 8 muajve, dy ministret Balluku-Denaj, i falën gjobën 105 milionë euro, të vendosur nga dogana-tatimet, për fshehje të ardhurash, për eksporte të paligjshme të naftës bruto dhe mospagim akcize; ndërkohë që në pazar me mafien shtetërore, kjo kompani po zhvat me shpërthime nëntokësore, burimet e konservuara të rezervave të naftës, që i përkasin plan-shfrytëzimit 2030-2050

Ministria e Ekonomi-Financave, vazhdon të mbajë të fshehtë e të favorizojë prej 13 vitesh, skandalin e taksa-tarifave qendrore-lokale, të pa paguara e që nuk paguhen në vazhdim, nga koncesionari 25-vjeçar “Bankers Petrolium”.

Kjo “Pamundësi teknike-ligjore”, është pazari që kanë bërë kryeministrat Nano, Berisha e Rama dhe ministrat e tyre me koncesionarin “Bankers”, i cili vazhon të nxjerrë naftën shqiptare e ta çojë në rafineritë e huaja, duke lënë pa lëndë të parë rafinerinë e Ballsh-Fierit, megjithëse ka detyrim kontrate ta furnizojë sipas kapacitetit e kërkesës, ndërsa tepricën mund ta importojë.

Redaksia “Pamfleti” e ka trajtuar këtë skandal miliona USD taksa humbje e evazion fiskal për shtetin; por Rama e konsideroi “shpifje”, ndërkohë që burimet nga Ministria e Ekonomi-Financave, na kanë bërë me dije se “Bankers” vazhdon të mos paguajë taksat lokale-qendrore.

Jo se koncesionari offshorë tashmë kinez, është më i fortë se shteti shqiptar, por sepse drejtuesit qeveritarë të qysh prej vitit 2004 e deri sot në muajin mars 2020; lejojnë heshturazi, që “Bankers” të mos paguajë as “1 qindarkë” taksa, duke shkëmbyer “ndere”.

Sipas të dhënave në Regjistrin e Detyrimeve ”Taksa-Tarifa Qendrore e Lokale”, rezulton se biznesi Sipërmarrje Koncesionare Nr. 18, është koncesioni “Bankers Petroleum Albania Ltd (ish-Saxon International Energy Ltd Albania Branch në ishujt Kajman); i cili prej 13 vitesh, nuk ka paguar 418 milionë USD detyrime, për 20 taksat lokale-qendrore në qeveri e në pushtetin lokal Patos-Roskovec, Fier.

Ja 20 taksat lokale e qëndrore që nuk paguan “Bankers”

  1. Taksën e akcizës
    2. Taksën e qarkullimit
    3. Taksën e karbonit
    4. Taksën e rentës minerare
    5. Taksën TVSH
    6. Taksën e lejes mjedisore
    7. Taksën e pastrim gjelbërimit
    8. Taksën e hapjes së puseve të ujit
    9. Taksën e evadim groposjes së mbetjeve teknologjike
    10. Taksën 2% nga të ardhurat, fond i garantuar për trajtimin e punonjësve.
    11. Taksën e depozitimit të prodhimit bruto në mjedis.
    12. Taksën vendore të shfrytëzimit të territorit.
    13. Taksën kombëtare e vendore, të dëmtimit të tokës.
    14. Taksën rajonale të mbrojtjes së shëndetit publik.
    15. Taksën e lejes dhe përdorimit të lëndëve shpërthyese.
    16. Taksën e përdorimit të rrugëve rurale e nacionale.
    17. Taksën ndaj pushtetit lokal, me 2% të të ardhurave vjetore, si administrator i territorit.
    18. Taksën e rehabilitimit të mjedisit nga gazrat.
    19. Taksën e rehabilitimit fizik-ekologjik të mjedisit të përdorur.
    20. Taksa-Sigurim i Mjedisit të rrugëve lokale-kombëtare, për transport materialesh ndotëse.

Privilegj tjetër antiligjor, që kryeministrat e 16 viteve të fundit, i kanë bërë, është mos-raportimi në parlament e qeveri nga “Bankers” dhe ministrat e Energji-Ekonomisë.

Sipas Ligjit Nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”; çdo vit, ministri përkatës ka detyrimin të raportojë në seancë parlamentare mbi ecurinë e koncesionit të naftës, si sektor strategjikë i ekonomisë; mirëpo prej afro 16 vitesh aktivitet, “Bankers”, asnjë ministër nuk ka raportuar në parlament, sepse nuk kanë dashur e nuk duan kryeministrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.