E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Bërxullës dalin në protestë për projektin Thumanë-Kashar, policia i merr me forcë
Lajme

Banorët e Bërxullës dalin në protestë për projektin Thumanë-Kashar, policia i merr me forcë

Banorët e Bërxullës kanë dalë sot në protestë për aksin Thumanë-Kashar. Banorët u mblodhën në rrugën e Rinasit duke bllokuar aksin pasi janë kundër vlerës që është përcaktuar si dëmshpërblim për tokat dhe shtëpitë.

Ata kërkojnë të merren masa për kërkesat e tyre, teksa sot gjatë protestë u përplasën me uniformat e policisë, të cilët kërkuan që banorët të lirojnë rrugën, por në kundërshtim të këtij urdhri nga ana e protestuesve, ka ndodhur dhe përplasja fizike.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka marrë me forcë disa nga banorët që po protestonte, teksa protestuesit shprehen se nuk pasur asnjë tentativë për negociata nga ana e autoriteteve për të arritur një ujdi në lidhje me kërkesat e tyre.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje deri më sot. Asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare sa do të jetë e aksesueshme pjesa tjetër e pronës. Do ndërpritet rruga dhe nuk kam ku të hyjë. Nuk e kuptoj këtë neglizhencë të qeverisë mbi një projekt që është tërësisht vjedhje. Kjo rrugë është e mbyllur, ne nuk jemi kundër projektit por jemi për dëmshpërblim në bazë të ligjit që është në fuqi. Nuk ka asnjë lloj shkrese, që të negociojë me ne, pavarësisht se Belinda Balluku dhe ata tjerët thonë që kemi rëndë dakord me banorët, Nuk ka ardhur asnjë njeri. Prandaj dal në protestë unë se dua ta di, sa është dëmshpërblimi im”, tha një prej banorëve.

Projekti Thumanë-Kashar, i është dhënë firmës, “Gener 2” i Bashkim Ulajt, teksa pritet të shkatërrojë 22 shtëpi, pronarët e të cilëve nuk do të dëmshpërblehen ashtu siç duhet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.