E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Balluku kryeministre de fakto, Rama peng i saj
Lajme

Bardhi: Balluku kryeministre de fakto, Rama peng i saj

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të ashpra pas shfaqjes së parë publike të kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku që nga data 31 tetor, kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan:

“Aritmetika politike e korrupsionit!
Prej sot, de fakto kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur, nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.

Edi Rama është i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjeje.

Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur.”

Reagimi i Bardhit vjen në një moment kur hetimet ndaj zv/kryeministres Balluku për tenderin e tunelit të Llogarasë kanë nxitur debate të ashpra në skenën politike shqiptare, duke shtuar tensionin mbi mënyrën se si po trajtohen figurat e larta të pushtetit nga drejtësia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.