E premte, 27 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Gjykata rrëzon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Lajme

Gjykata rrëzon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin me 60 ditë nga aktiviteti parlamentar të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Me vendimin e saj, gjykata ka rrëzuar aktin nr. 15, të datës 12 tetor 2026, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili parashikonte përjashtimin e dy deputetëve nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Në vendimin e publikuar, gjykata ka përcaktuar gjithashtu se ai do të ketë ekzekutim të menjëhershëm.

Pjesë nga vendimi:

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi:

  1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ‘Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu’.
  2. Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.”

Përmes këtij vendimi, masa disiplinore ndaj Bardhit dhe Balliut shfuqizohet, ndërsa ekzekutimi i menjëhershëm nënkupton se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet pa pritur përfundimin e afateve të zakonshme të ankimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.