E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi flet për deputetët e dënuar:  Njësoj si ata që janë burgosur pa ligj!
Lajme

Bardhi flet për deputetët e dënuar: Njësoj si ata që janë burgosur pa ligj!

Nuk bën asgjë më shumë as Putini

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se opozita do të sillet si ti teket, rast pas rasti qoftë ndaj Kuvendit, Kryeministrsië dhe ndaj ccdo godine tjetër, ku sipas tij strehohet krimi i organizuar.
Gazment Bardhi, tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë.

“Përjashtimi i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nuk parashikohet në rrethanat që njeh rregullorja e Kuvendit.

Pra, praktikisht njësoj si deputetët e burgosur janë burgosur pa ligj, edhe deputetët e dënuar janë dënuar pa ligj.

Ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë dhe këtë po e tregon edhe me luftën që po bën me opozitën në tërësi dhe qytetarët e ndershëm që kanë vendosur t’i qëndrojnë përballë regjimit të Edi Ramës,” tha Bardhi.

“Nuk bën asgjë më shumë as Putini. Sjell deputetët e tij si dele të përplasen me opozitën, kurse vetë fshihet në Surrel duke shijuar luksin e krijuar me paratë e vjedhura qytetarëve të varfër shqiptarë.

Ne do të vazhdojmë si do na teket. Pra, rast pas rasti do vazhdojmë në raport me këtë godinë dhe çdo godinë ku është strehuar krimi i organizuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.