Bardhi insiston për mocion me debat për drogën në Xibrakë, Çuçi: Për ne nuk ekziston më kjo çështje, është ezuauruar si nga drejtësia dhe nga parlamenti

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në fjalën e tij për procedurë në seancën planerë, i ka kërkuar kryeparlamentares shpjegim se pse është bllokuar kërkesa e opozitës për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Bardhi tha se PD ka shprehur shqetësimin që lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ceduar dhe ka favorizua grupe  kriminale, duke sjellë çështjen e Olsi Ramës.

Bardhi: Në shkelje të rregullores ju anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konference e kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur mos e sillni ne seance. Duhet te respektoni atë dispozitë që u aplikua në Konferencën e Kryetarëve.

Grupi i PD, ka paraqitur kërkese për mocion me debat  në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Duke shprehur dhe shqetësimin qe lufta e qeverise ne raport me kete fenomen ka ceduar duke favorizuar grupe kriminale.

Për këtë kemi sjelle, rastin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, sa i takon laboratorit në Xibrakë.

Ju keni vendosur t’i hiqni  cdo  mundesi kontrolli opozitës. Kur e bllokon  ju keni detyrimin, të jepni shpjegime pse e bllokoni, të dilni hapur si avokat i Ramës ne kemi detyrimin të informojnë seancën për 10 minuta sepse duhet të ndodhë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka kundërshtuar dhe njëherë mocionin me debat në Kuvend për çështjen Xibraka, duke thënë se është e ezauzruar dhe nuk ekziston më për ta.

Çuçi: “Vërtet diskutuam këtë çështje në Konferenën e Kryetarëve, qëndrimi ynë ishte i qartë, madje nuk pranuam as rendin e ditës, pasi është një çështje e ezuaruar gjerësisht si në organet e drejtësisë dhe në parlament. Po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që është hetuar dhe gjykuar dhe mbi të gjitha dhe një debat politik është bërë në parlament për këtë cështje. Kujtojmë që në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje

Për ne nuk ekziston më kjo çështje, prandaj nuk ka asnjë arsye të ketë një mocion, një debat për këtë çështje.

Publikuar nga Publik Media