E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha : 60 ditë pashkesh në çadër !
Publik News

Basha : 60 ditë pashkesh në çadër !

Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e protestës dha një mesazh sot për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se paqja po zbret në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht se Rama po i fryn tam-tameve të luftës, siç u shpreh Basha. “Këtu në këtë çadër, në këtë shesh të lirisë 60 ditë është ditë pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë pashkësh, sepse këtu ditë për ditë e natë për natë, këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptare, për një Shqipëri resurset e të cilës janë në dispozicion të shqiptarëve. Kjo është një shpresë e madhe, ideal i madh dhe kauzë e madhe për të cilën ne jemi vendosur të qëndrojmë deri në fitoren totale të qytetarëve shqiptare. Atij që dhe ditën e pashkës i fryn tam-tamet e luftës i them se paqja do zbresë dhe po zbret në zemrën e çdo shqiptari, se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Se avancimi i të mirës që ka nisur si vullnet i kaq qytetarëve është i pandalshëm, pa dashur të flas për anën e errët më lejoni ta përfundoj këtë urim për të gjithë ju misionarë të shpresës për të çdo shqiptar të ndershëm”, u shpreh Basha.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.