Basha: Akti i parë në programin tonë pas 25 Prillit, abrogimi i Ligjit për Arsimin e Lartë!
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin e tij për të abroguar ligjin e Ramës për Arsimin e Lartë dhe në vend të tij, hartimin e një ligji nga pedagogët dhe ekspertët më të mirë konsultuar me vetë studentët.
Ky angazhim u shpalos në takimin që Basha zhvilloi sot me rininë studentore ku prezantoi të tjera hollësi mbi programin qeverisës të PD-së “Shqipëria fiton”
“Ligji për arsimin e lartë ishte vetëm paralajmërimi i parë në betejën e padrejtë midis një qeverie dhe një kryeministri, – tha Basha, – i cili sheh tek rinia kërcënim ndaj pushtetit absolut, arrogant dhe të korruptuar. Dhe më të vërtetë, sepse është energjia më e madhe transformuese në shoqëri. Dhe për këtë arsye, në vend që të bënte atë që bën çdo kryeministër dhe çdo qeveri normale në një vend normal që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, në vend që t’ju jepte një dorë, t’ju ndihmonte, jua bëri jetën më të vështirë.
Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për t’iu nënshtruar, t’ju skllavëruar, për t’ju depersonalizuar ju, universitetet dhe pedagogët. Ndaj dhe akti i parë në programin tonë, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit, është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane, i ndërtuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve tanë, të pedagogëve dhe ndihmën tuaj në dialog me ju dhe shoqatat e studentëve.
Basha apeloi të rinjtë, studentët dhe gjithë shqiptarët që të bëhen bashkë që me 25 prill të bëjnë të mundur ndryshimin që pret dhe meriton Shqipëria:
“Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat do të ndryshojnë, 25 prilli është ditë ndryshimi. Nuk do të vazhdohet më në këtë rrugë. Shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të bindur se kurrë, pavarësisht bindjeve politike. Se vazhdimi në këtë rrugë do të na çojë drejt greminës përfundimtare, mjerimit dhe shpopullimit përfundimtarë të vendit.
Ndaj 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi, por për këtë duhet ndihma juaj, duhet të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin.
Bashkë për ndryshimin nuk është një slogan por është një program pune, nuk janë premtime boshe si ato që erdhi Rama në pushtet por janë angazhime konkrete të cilat do fillojnë ta bëjnë hap pas hapi normale jetën tuaj. Unë nuk jam këtu për të premtuar mrekulli.
Unë nuk besoj te politikanët që premtojnë mrekulli dhe ju ftoj të mos i besoni ata që premtojnë mrekulli. Por unë ju premtoj normalitet. Mos u lodhni, nuk dua ta keni fare lodhjen, fjalën lodhje n? fjalor këto kohë. Der? m? der?, rrug? m? rrug?, qytet m? qytet, transmetojini energjitë dhe besimin tuaj tek çdo shqiptar. “
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



