E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha debaton  rëndë  me Shalsin: O plehrë, ta përplas kokën …
Publik News

Basha debaton rëndë me Shalsin: O plehrë, ta përplas kokën …

Një debat i ashpër ka shpërthyer në Kuvend në seancën e sotme parlamentare teksa fjalën e kishte deputeti i PS, Eduard Shalsi.Teksa ky i fundit fliste në foltoren e Kuvendit, kreu i PD ndërhynte nga vendi i tij. Situata u tensionua aq shumë sa kaluan dë ofendime personale.

“Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je, e bërtitura jote tremb ndonjë laraskë. Mos na shpërqëndro me këtë natyrën tënde të bërit të të fortit. Ndjej keqardhje të jashtëzakonshme dhe të pafuqishëm për të vendosur për ide.

Mendon që trashja zërit të bën më të fortë. A e di pse qesh, se ke 16 vjet në politikë dhe s’ke kuptuar asgjë, nëse mendon se do mbijetosh në politikë me këtë lloj zëri,” tha Shalsi.

“Pusho mor ti! Injorat! Plehrë, ta përplas kokën! Maskara, je fatkeqësi o maskara, koha juaj ka filluar të mbarojë, fundërrima,” ishin disa nga fjalët që përdorte Basha, teksa fliste pa mikrofon.

REPLIKAT

Shalsi: Keni një zakon të keq, e bëni dhe në komisione, nuk dëgjoni dhe nuk mësoni ndaj jeni katandisur në këtë gjendje.

Basha: Pusho more, ti po flet për katandisje? O plehrë! Kujt i flet kështu ti more?! Plehrë!

Shalsi:  Shihni shembullin. Shini shembullin.

Basha: Mos qesh shumë se ta kërcas kokën… Maskara!

Shalsi: Nëse mendoni që do t’ju shërbejë…

Basha: Mate mirë gojën kur flet, fundërrinë.

Nikolla: Zoti Basha, ruani etikën ju tërheq vërejtje për mungesë etike.

Shalsi: Ndjej keqardhje për ju…Nuk e kuptuar kurrë sa i dobët je, trashja jote e zërit mund të trembi ndonjë laraskë…Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj.

Lulzim Basha: O plehrë, u bërë ti të bësh moral. Hajdut! Gjysma juaj duhet të ishte në burg. O fundërrinë… Maskara. Pis. Jeni një tufë plehrash këtu, bëni dërr dërr dërr.

Shalsi: Je i pafuqishëm për të debatuar.

Basha: Jeni një tufë horrash dhe banditësh. Koha juaj ka filluar të mbarojë, i gjithë llumi i tranzicionit, edhe ti.

Shalsi: E di pse qesh, ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar asgjë. Mendon se do mbijetosh në politike me këtë stil të foluri.

Basha: Ti e ke politikën zanat për t’u pasuruar, unë e kam mision.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.